Kurti zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Sllovenisë

27 maj 2020 | 15:49

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në këtë bisedë telefonike kryeministri Kurti dhe kryeministrin Jansa biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike.

“Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”, thuhet në këtë njoftim.

Nga ana e tij, kryeministri Jansa e përgëzoi kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë dhe uroi që Kosova të dalë sa më mirë nga situata e krijuar.

“U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Jansa theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Jansa theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një fond masiv prej 750…