“Qytetarëve t’u falen gjobat e vendosura në pandemi”

28 maj 2020 | 07:06

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë se vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve ka qenë jokushtetues.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, presidenti ka thënës se qytetarëve duhet t’u falen gjobat e vendosura gjatë pandemisë Covid-19.

“Është mirë që të falen të gjitha ato ndëshkime që u janë bërë krejt në mënyrë të kotë. Është koha që të lirohen nga ato gjoba të gjithë qytetarët”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë në orët e vona të mbrëmjes (23:24)…