![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/pp.jpg)
LV-ja sot mban “provën” e dytë për protesta
28 maj 2020
| 07:45
Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar që sot të realizojë një provë tjetër proteste në sheshet e Prishtinës.
Kësaj here në këtë organizim pritet të mblidhen deri në 5 000 persona.
Kjo provë për protestë është paraparë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Adem Jashari”.
Më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar prova për protesta, por me një numër më të vogël.
(M. Q / Epoka e re)