Intelektualët serbë: Në Kosovë është bërë gjenocid ndaj shqiptarëve

28 maj 2020 | 12:43

Edhe vetë serbët (intelektualët) e pranojnë se politika serbe ndaj shqiptarëve ka qenë dhe vijon të mbetet radikale. Një intelektual serb ka dalë tërësisht kundër rrymës së tashme, duke i cilësuar krimet serbe në Kosovë një gjenocid të pastër. Ai e akuzon pozitën dhe opozitën për racizëm dhe për politika kolonialiste ndaj Kosovës.
Ai deklaroi: „ATA DOLËN NGA NJË POZICION KOLONIAL, U MBROJTËN NGA NJË POLITIKË RACISTE DHE PËSUAN VIKTIMA TË TMERRSHME“

Gjatë një tubimi të intelektualëve serbë në Beograd, folësi aty e bën të qartë pse nuk duhet negociuar me një politikan si Vuçiqi dhe se politika serbe, pozitë apo opozitë, e bëjnë të njëjtën politikë, atë nacionaliste, radikale dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve.

Ai gjithashtu flet edhe për politikë e aparteidit serb ndaj shqiptarëve – “për atë, – thotë ai – shqiptarët kishin të drejtë për vetëmbrojtje“.

Në këtë moment ngrihet në këmbë nga radhët e publikut, kryetari i opozitës, Boshko Obradoviq, i cili e kundërshton ashpër folësin, duke tentuar ta frikësojë dhe t’ia mbyllë gojën. Por, intelektualët e dëbojnë nga tubimi kryetarin e opozitës Boshko Obradoviq.

Shikojeni këtë video dhe shpërndajeni sa më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar edhe në llogarinë…