Kurti: Qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet presidentit helaq

28 maj 2020 | 12:42

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar edhe në llogarinë e vet në “Facebook” në lidhje me akuzat e presidentit Hashim Thaçi, në adresë të tij dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke iu referuar Thaçit, Kurti ka thënë se koha e regjimit të vjetër në Kosovë ka përfunduar.

Më tutje, ai ka thënë se sa herë janë duke e goditur korrupsionin, regjimi i vjetër  është duke psikatuar me frazat “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin ‘Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!’. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, ka shkruar Kurti. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"I gjithë kombi amerikan vajton së bashku me ju", është…