Sveçla heshtë përballë akuzave të Thaçit për dhomën e përgjimeve

28 maj 2020 | 13:02

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka deklaruar se lirimi i masave restriktive ditën e sotme nuk është i ndërlidhur me test protestën e partisë së tij.

Ai ka thënë se më 1 qershor do të fillojë faza e tretë e paraparë për hapjen edhe më të madhe.

Këto komente, Vitia i ka bërë pas një takimi që kishte me ambasadorin italian Nicola Orlando.

Ndërsa i pyetur për akuzat e partive opozitare se në MSh ka pasur keqpërdorime me tenderë gjatë pandemisë, Vitia ka inkurajuar edhe një herë organet kompetente që të bëjnë hetimet e duhura.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka hezituar të përgjigjet për akuzat e presidentit Hashim Thaçi se kanë qëndruar në dhomën e përgjimeve në Telekom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Mensur Zyberaj…