Konjufca rreshtohet pro ShBA-së për Hong Kongun

28 maj 2020 | 14:02

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka rishpërndarë në llogarinë e vet në “Twitter” shkrimin e sekretarit e Shtetit, Mike Pompeo, duke u rreshtuar pro ShBA-së lidhur me situatën në Hong Kong pas humbjes së autonomisë nga Kina.

Konjufca ka shkruar se është i shqetësuar lidhur me futjen e projektligjeve të sigurisë kombëtare nga shteti kinez pa përfshirjen e përfaqësuesve të Hong Kongut.

“Shumë i shqetësuar lidhur me futjen e projektligjeve për sigurinë kombëtare pa përfshirjen e përfaqësuesve dhe popullit të Hong Kongut. Ne qëndrojmë me popullin e Hong Kongut”, ka shkruar Konjufca.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka raportuar para kongresit amerikan lidhur me humbjen e autonomisë së Hong Kongut nga Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, i është përgjigjur kryeministrit…