Hashim Thaçi i përkujton Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn
30 maj 2020
| 09:27
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21-vjetorin e vdekjes, ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Thaçi ka thënë se të ndjerët dhanë kontribut të shquar për forcimin e UÇK-së.
“Më 30 maj 1999 ranë heroikisht dy bashkëluftëtarë të shquar në prag të çlirimit të Kosovës: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë.
Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj!”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.