6 milionë të infektuar në botë me virusin Korona, mbi 365 mijë viktima
Numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit në botë është në pragun e 6 milionë për një total prej 365 mijë viktimash që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për 1 225 viktima nga koronavitusi në 24 orët e fundit, shifër kjo që e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 102 000. Në vend numri total i rasteve të infeksionit është më shumë se 1.7 milion raste.
Vdekjet e njerëzve nga koronavirusi në SHBA mund të rriten në 115 000 deri më 20 qershor. Kjo u raportua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Cdc), vlerësimi i të cilave sillet midis 115 mijë dhe 135 mijë vdekjeve deri në fund të muajit të ardhshëm, shifra më të larta se ato të profetizuara nga Donald Trump.
Brazili kapërcen Spanjën
Numri i vdekjeve të koronavirusit në Brazil është rritur në 27 878. Përditësimi i fundit i Universitetit “John Hopkins” tregon se numri i të vdekurve në Brazil është më i lartë sesa në Spanjë, ku vdekjet janë 27 121 kurse rastet pozitive arritën në 438 238. / Top Channel