Endrit Shala komenton për emrat e ministrave të Nismës

30 maj 2020 | 23:50

Në Qeverinë e re të Avdullah Hotit hise do të ketë edhe Nisma Socialdemokrate me tri poste ekzekutive.

Derisa dy partnerët e koalicionit, LDK dhe AAK, ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se me cilat ministri do të udhëheqin, Nisma e ka vendosur, raporton Klan Kosova.

Endrit Shala nga kjo parti konfirmoi për klankosova.tv se Nisma do të ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Mirëqenies Sociale, si dhe katër zëvendësministra.

“Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe katër zëvendësministra. Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur”.

Për postet ministrore të Nismës janë përmendur Vesel Krasniqi, Skënder Reçica dhe Valdete Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori kosovar Milot Rashica e ka quajtur të madhe fitoren…