Ish-aktivistët e Vetëvendosjes vazhdojnë ta quajnë Kurtin kundëramerikan

31 maj 2020 | 08:41

Qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një aktivist i saj, i cili ka dhënë kontribut pesë vjet në Lëvizjen Vetëvendosje, sot po i quan antiamerikane.

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri, thotë se qëndrimet e Kurtit ishin të njëjta edhe në opozitë dhe tani sa udhëheq ekzekutivin, e shpërfaqja antiamerikane, sipas tij, po vërehet dita-ditës.

“Qëndrimet e kryeministrit Kurti në raport me Amerikën kanë qenë të njëjta, por nuk kanë qenë të shpërfaqura, sepse ishte në opozitë dhe sot kur ka ardhur në pushtet ato i ka shpërfaqur sepse mendimi i tij është që e ka mbështetjen masive popullore”.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Muhaxheri thotë se Kosova ka rrezikuar të shkojë drejt një diktature që, sipas tij, partitë komuniste në emër të popullit i kanë gjykuar njerëzit.

“Populli është ai që e ka votuar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen dhe këta të tjerët që s’e kanë votuar nuk konsiderohen popull. Ky është indikacioni i parë që ne kemi pasur të shkojmë drejt një diktature sepse edhe në të kaluarën partitë komuniste në emër të popullit i kanë gjykuar njerëzit dhe populli janë ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ne që s’e kemi votuar nuk jemi popull sipas tyre. Për Kosovën është shumë e rëndësishme kjo që ka ndodhur, që kjo qeveri po bie sepse kemi pasur qasje të diktaturës të udhëhequr nga VV-ja”, ka shprehur mendimin Muhaxheri.

Që nga marrja e mandatit nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas Muhaxherit, ekziston një ftohje e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Amerikës. “Konsideroj se është një ftohje, për vetë faktin se Amerika për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona të përbashkëta i ka ndarë fonde Kosovës ose e ka trajtuar me një ftohësi dhe kjo nuk ka ndodhur më përpara për shkak se Albin Kurti po sillet keq në raport me partnerin tonë strategjik, Amerikën dhe nëse sillemi kështu, ne po tregohemi jo mirënjohës për kontributin që ka dhënë Amerika për Kosovën sepse ne jemi projekt i ShBA-së dhe ne nuk guxojmë të mendojmë e të sillemi kaq vrazhdë me ta dhe Albini tashmë e ka shpërfaqur guximin sepse mendimi i tij për SHBA-në ka qenë ky që është sot. Nuk ka veprime konkrete që Albini është shumë dashamirë me Amerikën, por me Evropën ka një marrëdhënie më të mirë, por ne si qytetarë nuk duhet ta bëjmë këtë dallim mes Amerikës dhe BE-së. Disa veprime janë të dyshimta dhe besoj se në ditët në vazhdim do të shohim se ka do të vazhdojnë të anojnë, por veprimet e tij janë të dyshimta”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat kundër vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd kanë vazhduar edhe…