Qeveria pritet të votohet të martën

31 maj 2020 | 08:49

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila ia dha dritën e gjelbër Kuvendit të Kosovës për ta formuar qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje, tani koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është duke u përpjekur ta formojë qeverinë sa më shpejt. E më shpejt sesa të martën e datës 2 qershor 2020, në orën 10:00, LAN-i nuk ka paraparë ditë dhe kohë tjetër për votimin e qeverisë në Kuvend.

“Nëse të hënën shpërndahen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, po atë ditë me 64 nënshkrime të deputetëve do ta kërkojmë seancën që të mbahet të martën ose ndonjë ditë tjetër që vendos kryesia e Kuvendit”, ka thënë një burim për media. Po sipas tij, seanca mund të mbahet edhe të hënën, nëse vendos kryesia e Kuvendit. Së këndejmi, Gjykata Kushtetuese, për aktgjykimin final për mandatarin e presidentit, ka punuar dje dhe po punon edhe sot. Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimi final ka mundësi të jepet sonte në mbrëmje, më së largu nesër. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një aktivist i…