Mblodhi 10 mijë dollarë për pastrimin e qytetit pas protestave të dhunshme në SHBA

31 maj 2020 | 09:54

Një burrë ka grumbulluar 10,000 dollarë për të ndihmuar në pastrimin e Minneapolis, pas protestave të dhunshme pas vdekjes së George Floyd.

Një grup banorësh janë parë në rrugë këto ditë duke pastruar trotuarin, në një qendër tregtare që ishte grabitur. Të udhëhequr nga Marvin Applewhite, përpjekjet e tyre u bënë shpejt virale, me një përdorues që shkruante: ‘Komuniteti mblidhet së bashku për të pastruar Minneapolis.’

Imazhet u postuan fillimisht në faqen e Facebook-ut të Marvin, së bashku me shkrimin: ‘Ndihmoni në pastrimin e Minneapolis, Minesota’.

Applewhite krijoi një fushatë në GoFundMe, për të ndihmuar në mbledhjen e parave për të pastruar vendin, duke shkruar:

‘Unë kam nevojë për fshesa, qese etj. Dua t’i jap atij që ndihmon ushqim, ujë dhe nësë është e mundur një rrogë. Qyteti ka shumë nevojë për punë dhe unë jam i gatshëm ta udhëheq dhe kryej vetë këtë proces. Nëse ke mundësi të japësh, qoftë diçka të vogël për këtë kauzë, do të vlerësohet’.

Fushata deri tani ka mbledhur mbi 10,000 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigantët Nike dhe Adidas janë bërë bashkë pas vdekjes së…