Asnjë maune nuk do të hyjë nëse në dokument nuk shkruan “Republika e Kosovës”

31 maj 2020 | 09:58

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka vendosur masa të reja të zbatimit gradual të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka bërë të ditur se asnjë maune nuk do të hyjë në Kosovë nëse në dokument të mallit nuk e ka të shkruar “Republika e Kosovës”.

“As reciprociteti nuk u bie tamam.

Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova.

Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës”, ka shkruar Abazi në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke komentuar…