Studimi: Stafi i spitalit që trajton COVID-19, kishte antitrupa mbrojtës

31 maj 2020 | 10:01

Pothuajse të gjithë mjekët dhe infermierët që zhvilluan simptoma të buta të Covid-19, prodhuan antitrupa që mund të parandalonin rikthimine virusit, sipas një studimi të kryer mbi stafin spitalor në Francën verilindore.

“Studimi i 160 vullnetarëve tregon një antitrup të zhvilluar brenda 15 ditëve nga fillimi i infeksionit”, tha Instituti Pasteur dhe spitali universitare në Strasburg, në një version të hershëm të gjetjeve të tyre,të publikuara para rishikimit nga kolegët.

Pothuajse i gjithë stafi i testuar kishte antitrupa që ishin në gjendje të neutralizonin virusin brenda 41 ditëve nga shfaqja e simptomave.

Hulumtimi adreson një pyetje thelbësore në lidhje me koronavirusin e ri: nëse njerëzit që u infektuan me Covid-19, dhe veçanërisht ata që nuk shfaqën simptoma të rënda, zhvillojnë apo jo antitrupa të aftë për t’i mbrojtur ata nga riinfektimi.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë në 24 prill se nuk kishte ende prova që pacientët që janë shëruar dhe kanë prodhuar antitrupa, të mbrohen nga një infeksion i dytë.

“Ky konstatim mbështet përdorimin e testimit serologjik për diagnostikimin e individëve që janë rikuperuar nga infeksioni SARS-CoV-2,”- shkruajti në punim Arnaud Fontanet dhe kolegët e Institutit Pasteur.

Pjesa më e madhe e stafit të spitalit zhvilluan antitrupa neutralizuese me kalimin e kohës, me vetëm 79 % të vullnetarëve që i shfaqën ato brenda 20 ditësh, krahasuar me 98 % të zbuluar pas 41 ditësh. I gjithë stafi kreu teste ndaj koronavirusit dhe rezultuan pozitivë, vetëm kur shfaqën simptoma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës mbrëmë ka vendosur masa të reja të…