Nga nesër rihapen çerdhet në Kosovë

31 maj 2020 | 18:32

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.

Vita në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

Ai gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Ai ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë. “Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.

Në  fund, të gjitha propozimet janë miratuar.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa prezencën e ministrave të LDK-së ka filluar mbledhja e…