Payeti refuzon uljen e pagës

01 qershor 2020 | 12:47

Në shtëpinë e Marsejës shpërthen çështja Dimitri Payet. Ylli francez ka deklaruar se do të refuzojë reduktimin prej 30 për qind të pagës për shkak të emergjencës së koronavirusit.

“Të gjithë e kanë dhënë opinionin e tyre për këtë argument. Pozicioni im është i qartë dhe evident. Jam futbollist dhe babai i një familje. Si të gjithë të tjerët, unë kam shpenzime të rëndësishme financiare për të mirëmbajtur dhe angazhime të tjera. Roli im është të mbroj interesat e mia dhe ato të familjes, pa e rrezikuar klubin, megjithatë, të gjithë e dinë sa jam afër skuadrës”, ka deklaruar futbollisti i cili fiton rreth 100 mijë euro në javë.

Kampionati në Francë është mbyllur zyrtarisht, teksa PSG-ja është shpallur zyrtarisht kampion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
                                    Përgatiti: Elmedina Ismajli - Doha – Katar Pasi qe…