Ministria e Ekonomisë: Do të largohet nga tregu vetëm mallrat që janë në kundërshtim me ligjin

02 qershor 2020 | 13:10

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka njoftuar se ka urdhëruar largimin nga tregu vetëm mallrat që kur janë importuar kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet që kanë qenë në fuqi në atë kohë.

Sipas MEPTINIS, Inspektorati i Tregut nuk ka marrë asnjë veprim të palejuar ose në dëm të bizneseve që respektojnë ligjin.

“Ju njoftojmë se, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka urdhëruar largimin nga tregu VETËM mallrat që kur janë importuar kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet që kanë qenë në fuqi në atë kohë. Inspektorati i Tregut nuk ka marrë asnjë veprim të palejuar ose në dëm të bizneseve që respektojnë ligjin”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it. (A.M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stinori 2020 i Formula 1 do të nisë në Austri…