KF Rogana mirëmban dhe shfrytëzon stadiumin e Kaolinit

02 qershor 2020 | 12:05

Klubi për grupmoshat e reja KF Rogana nga fshati Roganë i Komunës së Kamenicës, është klubi ku nxënësit e kësaj shkolle të futbollit së bashku me trajnerin Blendi Kallaba përkujdesën për mirëmbajtjen e stadiumit me vet iniciativë dhe me plot vullnet. Mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e stadiumit ky klub e bën tash e dy vite.

“Ne me vullnet e mirëmbajmë këtë stadium, por në të njëjtë kohë edhe e shfrytëzojmë. Fëmijëve të cilët me dëshirë dhe vullnet të plotë vrapojnë pas pasionit dhe ëndrrës se tyre i dëshirojë suksese në të ardhmen”, ka thënë trajneri Kallaba. (F.D / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në minierën e Artanës ka ndodhur një aksident, ku kanë…