Haziri: I kemi votat për Qeverinë Hoti

02 qershor 2020 | 12:11

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se i kanë votat e nevojshme për ta votuar nesër në kuvend qeverinë̈ e re.

Ai ka deklaruar se paralajmërimi i disa deputetëve të shumicës se re parlamentare se nuk do ta votojnë̈ Qeverinë̈ Hoti, nuk e rrezikon formimin e kësaj qeverie.

“Numrat për votimin e Qeverisë Hoti i kemi. Shumica e sigurt parlamentare janë për ta votuar qeverinë e cila do të udhëhiqet nga LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën, Listën Serbe, minoritetet turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptian dhe me mbështetjen e deputetëve të AKR-së”, ka deklaruar Haziri për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi për grupmoshat e reja KF Rogana nga fshati Roganë…