Edhe 15 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
05 qershor 2020
| 11:16
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Dhjetë prej tyre janë në Tiranë, dy në Kamëz dhe tre në Shkodër.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dy rastet në Kamëz u konstatuan pozitive pasi kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.
“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1 212 raste, ndërsa rreth 75 për qind e të prekurve janë tashmë të shëruar. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2 035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 për qind”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.
(M.Q / Epoka e re)