Aksident i rëndë në Drenas, Lladrovci jep detaje

07 qershor 2020 | 17:05

Në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit ka ndodhur sot një aksident rëndë.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se në këtë aksident janë lënduar disa persona, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky aksident tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Të lënduarve të sotëm në aksidentin e ndodhur në Zabel të ulët, ju dëshiroj shërim të shpejt e me sa më pak pasoja. Jemi me brengën e personave dhe familjeve të prekura në aksident. Të gjithëve të lënduarve ju dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë familjeve.

Nga vendi i ngjarjes, dukej situatë e tmerrshme, për fat, nga ato që u thanë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë!

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani  ka deklaruar se…