Pas vendimit të qeverisë, zëvendëskryeministrja viziton pikën kufitare në Morinë

07 qershor 2020 | 17:11

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për hapjen e kufirit, ka vizituar pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ku është takuar me policët kufitarë dhe ata të doganës, të cilët e kanë informuar mbi punën e kufirit dhe sfidat në të cilat po kalojnë.

“Pa anashkaluar rrezikun për përhapjen e mëtutjeshme të virusit Covid-19 dhe duke respektuar masat e reja për parandalimin e saj, bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikave tona që të vazhdojnë kujdesin maksimal edhe pse fitorja e kësaj beteje duket e afërt. Kufiri do të hapët nesër, ndërsa edhe njëherë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës u kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pasi që kjo pikë kufitare do duhej të hapej e para!”, ka shkruar Balaj-Halimaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe…