Ballkani ndalet nga Drenica, bie në pozitën e dytë

07 qershor 2020 | 18:01

Skuadra e Ballkanit ka gabuar në ndeshjen ndaj Drenicës, pasi ka luajtur baras 0-0. Kjo i ka kushtuar skuadrës së Ismet Munishit dhe në këtë mënyrë e ka humbur pozitën e parë në renditjen tabelore.

Loja ishte mjaftë dinamike dhe vendasit tentuan të parët nëpërmjet Kushtrim Gashit, por gjuajtjen e tij e ndali portieri i kuqezinjve.

Në minutën e 14-të, Alban Shillova dështoi përballë Ruxhit. Më pas Topalli depërton dhe e shërben për mrekulli Maganin që nuk arrin të shënon nuk ia arrin të tund portën e mysafirëve. Pjesa e parë u mbyllë me ketë rezultat, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë kuç tentoi nga largësia, por nuk arriti të shënon. Drenica shënon, po goli anulohet për shkak të pozitës jashtë loje. Dhjetë minuta para fundit, Kuç pati rast të mirë po e goditi shtyllën.

Edhe ndeshja tjetër në mes Gjilanit dhe Trepçës ’89 përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

(V.Z / Epoka e re)  

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…