Qeveria, vendim: Brenda dy muajsh të rinovohen ‘Ndërtesat e Soliterave’ në Prishtinë

07 qershor 2020 | 18:43

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, ka marrë vendim që nga ndihma  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë nëpërmjet fondeve të Korporatave të Sfidave të Mijëvjeçarit, disa mjete të shpenzohen edhe për renovimin e ‘Ndërtesat e Soliterave’ në Prishtinë.

“Besoj se është në interes edhe të kabinetin edhe të qytetarëve që të informohen për këtë. Shpreh falënderimet tona për mbështetjen amerikane dhënë në ditët e para të qeverisë së re”, ka thënë kryeministri Hoti.

Shtylla e parë e këtij programi, ka bërë me dije kryeministri Hoti, është marrëveshja që quhet e pragut, në vlerë prej 49 milionë dollarësh, të cilat mjete investohen nga korriku i këtij viti, pra brenda dy muajve, ku përfshihen investime në 3 000 shtëpi, kryesisht shtëpi të shtresave me të ardhura më të ulëta, për përmirësimin e kushteve të banimit sa i përket mbrojtjes së energjisë, pastaj renovimin e objekteve banesore të mëdha në gjashtë komuna, në Prishtinë, ku janë përfshirë “Ndërtesat e Soliterave” në Ulpianë, pastaj edhe objekte kolektive në Mitrovicë, Gjakovë, Lipjan, Graçanicë dhe Viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli italian po vijon përgatitjet për rikthimin që në fundjavën…