Prishtina turpëron Ferizajn

07 qershor 2020 | 20:03

Prishtina e ka turpëruar Ferizajn në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 8-1, sfidë e vlefshme në kuadër të xhiros së 23 në IPKO Superligë.

Skuadra e Armend Dallkut e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar pas 10 minutave lojë. Meriton Korenica shënoi gol të bukur me volej brenda zonës për rezultatin 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 17’ Altin Ibrahimi shfrytëzoi një gabim të pafalshëm të vendasve dhe me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1.

Por, Prishtina, që po bën lojë më të mirë, e gjeti sërish golin e epërsisë.

Në minutën e 30’, Ahmed Januzi u gjend bukur brenda zonës dhe realizoi për 2-1 pas asistimit të Armend Thaqit.

Goli erdhi pas disa kombinimeve të bukura.

Në pjesën e dytë, ndodhi ajo që nuk e pritën shumë, por Prishtina konfirmoi formën e lartë.

Skuadra nga kryeqyteti shënoi edhe 6 gola në 45 minutat e pjesës së dytë. Diar Miftaraj në minutën e 47’, Meriton Korenica 48’ dhe 58’, i cili kompletoi het-trikun, Endrit Krasniqi në atë të 65’, Otto John 70’ dhe Uka 76’, shënuan për rezultatin përfundimtar 8-1.

Pas kësaj fitore të thellë, Prishtina ka shkuar në kuotën e 44 pikëve, vetëm një më pak se Ballkani dhe dy më pak se lideri, Drita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është kjo motoja që përcjell mesazhin për uiskin më të…