Mbani maskat dhe distancën

07 qershor 2020 | 23:46

Pas rasteve të reja dhe rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19, infektologu Valbon Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska dhe distancën sociale-fizike.

Sipas Krasniqit, mbajtja e maskave dhe e distancës janë gjëja më e pakta që mund të bëhet për ruajtjen e shëndetit.

Postimi i plotë i Krasniqit në “Facebook”:

Qytetarë të nderuar – kujdes!
Ne të gjithë bashkërisht, qytetarë, profesionistë shëndetësorë e institucione duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona.
E çka mund të bëjmë si qytetarë?
Të paktën të bartim maskat.
Jeta normale duhet të vazhdojë, por mbani MASKAT dhe RUANI DISTANCËN FIZIKE.
Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin Tuaj.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rritja e…