Joe Biden do ta vizitojë familjen e George Floydit
07 qershor 2020
| 23:50
Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, të hënën ka thënë se do të vizitojë familjen e George Floyd, i cili ka vdekur para dy jave pas arrestimit që iu ishte bërë nga policët amerikanë.
Ai pritet të ngushëllojë familjen e Floydit.
Bideni më herët e pati kritikuar presidentin e ShBA-së, Donald Trump për qëndrimet e tij, ndaj protestave që janë bërë në disa shtete të Amerikës pas vdekjes së Floyd, shkruan “Reuters”.