Challandesi javën e ardhshme rikthehet në Kosovë

07 qershor 2020 | 23:52

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili ndodhet në Zvicër, në një intervistë për emisionin “Arena Sportive” në RTK ka folur për periudhën gjatë pandemisë.

Challandes ka thënë se jeton afër pyjeve dhe se ka pasur mundësi të dilte për shëtitje, derisa thotë se ka qenë i disiplinuar në këtë periudhë.

Gjithashtu, trajneri zviceran ka folur për interesimin e klubeve evropiane për futbollistët e Kosovës.

“Sigurisht se i përcjelli tregjet dhe kërkesat për transferimet. Kam dëgjuar për Rashicën, Muriqin, të cilët mund të ndryshojnë skuadër, por si trajner nuk i them se ‘shko atje, apo qëndro këtu’”, u shpreh Challandes.

“Me rëndësi është që futbollistët të luajnë dhe jo të mbeten në bankën rezervë, kjo ka rëndësi tek unë”, ka shtuar tutje zvicerani.

Ai foli edhe në lidhje me atë se çfarë i mungon në Prishtinë. “Në Kosovë, më mungojnë njerëzit dhe atmosfera. Më mungon koha në restorantet e Prishtinës ku takohem me drejtuesit e FFK-së. Shpresoj që të kthehem në javën vijuese në Prishtinë”, theksoi Bernard Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, të hënën…