Covid-19 në botë: Mbi 7 milion të infektuar dhe 405 mijë viktima

08 qershor 2020 | 09:34

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 7 milion, ndërsa numri i viktimave deri më tani është 405,074.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 112,469 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,542, Brazili me 36,499 viktima Italia me 33,899, Franca me 29,155 dhe Spanja me 27,136.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 1.234 persona.

Deri më tani 3,455,099 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht 3,221,638 milion raste janë aktive që presin të shërohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Lautaro Martinez që është gjithnjë e më larg Milanos,…