Thaçi thotë se Kosova është gati për procesin e dialogut me Serbinë

08 qershor 2020 | 11:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media ka thënë se Kosova nuk duhet të vonohet në dialogun me Serbinë.

Thaçi ka thënë se është optimist se marrëveshja me Serbinë do të arrihet brenda këtij viti.

“Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog. Mbi të gjitha Kosova në këtë proces është bashkë me ShBA-të dhe gjithë aleatët e tjerë. Duhet të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim që të jemi pjesë e BE-së e NATO-s. Pushtetet janë të ndara por përballë Serbisë duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Besoj se do të ketë hapa konkret në këtë drejtim. Ne kemi pasur disa kauza të rrejshme që e kanë vonuar shtetin e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova është gati për këtë proces.

“Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më unik dhe sa më të bashkuar që të plotësojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Berat Luzha Një fshat, që ka emër karakteristik e…