Presidenti thirrje për kujdes ndaj Covid-19: Mbani maskat
08 qershor 2020
| 11:42
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në një konferencë për medie, ai i ka ftuar qytetarët të bartin maskat kundër Covid-19 .“Ta ruajmë distancën e nevojshme, të mbajmë maskat kur është e nevojshme dhe ta ruajmë higjienën”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka paralajmëruar së nëse ka përkeqësim të gjendjes, institucionet e Kosovës do të detyrohen t’i kthejnë masat që kanë qenë më herët.
(M.K /Epoka e re)