Ndërron jetë ish-kryetari i Gjilanit

08 qershor 2020 | 13:32

Është ndarë nga jetë ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Shefqet Mustafa.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Mustafa.

“E nderuara familje Mustafa, me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa. Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.

Ndahet nga jeta Shefqet Mustafa - Rajonipress.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë po cilësohet si vatër potenciale e Covid-19…