Selimi: Këtë javë mbahen dy seanca

08 qershor 2020 | 14:17

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në këtë javë të mbahen dy seanca plenare.

“Sapo përfundoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovë me kryetarët e grupeve parlamentare, si rrjedhojë do të kemi dy seanca në këtë javë, ku njëra seancë do të posedojë shumë nisma dhe votime, kurse tjetra do të jetë solemne me rastin e përvjetorit të çlirimit të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është shpërfaqur qasja joparimore e shumicës së krijuar në Kuvendit të Kosovës.

“Ajo që u shpërfaq sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është qasja joparimore e shumicës ilegjitime e krijuar në Kuvendin e Kosovës”.

“Ne sot futëm në agjendë të gjitha nismat që pothuajse janë të njëjtat që grupet parlamentare i kishin refuzuar. Pra ato nisma që i kanë bllokuar gjatë pandemisë që kanë të bëjë drejtpërdrejtë me masa në mbrojtje dhe mbështetje të qytetarëve atëherë që i kanë bllokuar sot i kanë sjellë në Kuvendin e Kosovës për t’i proceduar”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se mazhoranca e re nuk e ka hallin tek shëndeti i qytetarëve.

“Sot ne u morëm me punën e Qeverisë Kurti që është e pashmangshme nga Qeveria ilegale e Hotit. Ajo çfarë po shfaqet sërish është që mazhoranca e re as atëherë s’e kishte hallin tek shëndeti i qytetarëve qysh as tash se ka një hall të tillë, aksioni i tyre politik mbetet brenda kornizave vetëm brenda grupacioneve politike”, ka thënë Selimi, duke shtuar të gjitha nismat e ish-Qeverisë Kurti janë bllokuar nga partitë aktuale në pushtet.

“Të gjitha pothuajse nismat që ishin bllokuar nga LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe e të tjerët në atë kohë u penguan kur intensiteti i pandemisë ishte në nivel të lartë, kurse tani u pranuan, duke i procedura me një shpejtësi. Tash ato janë procedurat dhe s’jemi kundër, por pse u bllokuan deri tash pra që i lanë qytetarët pa mbështetje financiare dhe menaxhim të Covid-19. Ka projektligje të cilat ka pasur edhe në atë kohë nga subjektet të caktuara politike, por ka shumë vendime që në atë kohë qeveria i kishte marrë por priste përgjigjen e parlamentit, por që nuk erdhi për shkak të bllokimit që ishte bërë në atë kohë nga këto parti”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi ka…