Nagavci thotë se sot u dëshmua se PDK-ja është në një linjë me partitë në pushtet

08 qershor 2020 | 14:29

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se në këtë mbledhje është dëshmuar se PDK-ja dhe
partitë tjera janë në të njëjtën linjë dhe se qëllimi i tyre ishte rrëzimi i Qeverisë Kurti.

“Sot u dëshmua edhe njëherë ajo që është e qartë se PDK-ja dhe partitë tjera ndonëse po mundohen që të paraqiten se kanë qëndrime të kundërta në fakt janë në të njëjtën linjë dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte që ta rrëzonte qeverinë legjitime, pra Qeverinë Kurti me qëllim që të krijojë një qeveri jo legjitime dhe duke vepruar kështu në qëllim të grupeve klienteliste e të partive dhe jo në interesin e qytetarëve”, ka thënë Nagavci, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Nagavci ka thënë se Kuvendi tashmë ka humbur legjitimitetin dhe se për herë të parë do të ketë përpara një qeveri që nuk buron nga vullneti i qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Botërore të Ujërave, Kompania Rajonale e…