Nis ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Jançisht të Malishevës

08 qershor 2020 | 14:33

Jançishti është fshat i komunës së Malishevës, në të cilin të hënën kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit. Në fillimin e punimeve, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

Begaj ka thënë se realizimi i këtij projekti ka rëndësi për banorët e këtij fshati.

“Sot për ju banorë të fshatit Jançisht, por edhe për ne si institucione udhëheqëse komunale është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme, sepse ta sigurosh ujin e pijshëm për banorët, ke siguruar mirëqenien e njerëzve dhe ke hapur rrugën për zhvillim ekonomik, pasi uji është aset qenësorë për jetën e njerëzve”, ka thënë Begaj.

Ky projekt është duke u  financuar Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Qeveria e Kosovës, si dhe implementohet nga konzorciumi “Dorsch&CDI”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Mustafë Ismaili, i cili…