Tahiri pret në takim Kosnettin: Kosova është me fat që ka në krahë ShBA-të

08 qershor 2020 | 15:28

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar për çështjet e përgjithshme, ku me theks të veçantë e ka informuar Kosnetint për Programin Qeverisës dhe portfolion që do të udhëheqë gjatë mandatit qeverisës.

Tahiri ka thënë se vazhdimi i reformave shtetërore që ndërlidhen me qeverisjen e mirë është prioritet dhe i domosdoshmëm.

“Kjo, përfshirë Pakon e Ligjeve për Administratë Publike dhe Ligjin për Qeverinë, i cili synon dimensionimin e shtyllës ekzekutive të qeverisë duke rregulluar funksionimin dhe organizimin administrativ, duke mbështetur në vazhdimësi luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevojën për miratimin e një strategjie të re antikorrupsion”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar se ambasadorin Philip Kosnett e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshmëm të Qeverisë Amerikane në mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe ka konfirmuar gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim konstruktiv e të vazhdueshëm.

“Kosova është me fat që ka në krahë ShBA-të”, ka thënë Tahiri.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në…