Sot janë testuar 46 punëtorë të KEK-ut për COVID-19

08 qershor 2020 | 15:34

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot janë testuar 46 nga 63 punëtorë të KEK-ut, për të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me kolegët e tyre që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Më tej në njoftim thuhet se dy nga 9 punëtorët e KEK-ut që janë shprehur se kanë simptoma më të theksuara, njëri gjendet në spital për trajtim, ndërsa të tjerët gjenden në vetizolim dhe me gjendje të mirë dhe stabile.

KEK-u po ashtu ka vendosur të ndryshojë orarin e punës në mënyrë që të shmanget lëvizja e punëtorëve që udhëtojnë nga të gjitha vendet e Kosovës.

“Për më tepër, Komiteti i Sigurisë në nivel të Korporatës dhe U.D Kryeshefi Ekzekutiv pas analizimit të situatës ka vendosur të ndryshojë orarin e punës në njësitë prodhuese DPQ, TCA dhe TCB. Si rrjedhojë, tani e tutje në PRODHIM do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në MIRËMBAJTJE do të punohet në GRUPE vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Menaxhmenti i KEK-ut bën apel tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike.

“Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë”, përfundon njoftimi i KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pasur sot…