Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

08 qershor 2020 | 15:38

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar sot se tre persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 dhe 127 persona kanë rezultuar pozitivë.

Viktimat janë një burrë 70 vjeç nga Kumanova dhe dy tw tjetër nga Shkupi të moshës 62 dhe 78-vjeçare.

Nga të infektuarit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 67 janë nga Shkupi, 33 në Shtip, në Tetovë 10, Ohër 6, Strugë 5, Probishtip dhe Koçan 2, ndërsa në Dibër dhe Kumanovë nga 1 rast.

Zonat me më së shumti raste me koronavirus në Shkup janë komuna e Çairit, Qendra dhe Buteli.

Që nga paraqitja e koronavirusit, në Maqedoninë e Veriut janë testuar 37 027 mostra për Covid-19 dhe pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 3 152 persona. Numri i të shëruarve ka arritur në 1 653 ndërsa raste aktive janë 1 343.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend ka arritur në 156.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot janë…