Hoti: Mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca

08 qershor 2020 | 17:18

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sot ka marr mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka marr urimin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!

Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.

Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me…