Duranti refuzon të luaj në këtë sezon

08 qershor 2020 | 20:32

Sezoni 2019-2020 i NBA-së do të rinisë më 31 korrik në Orlando, Florida, ku do të luhen disa nga ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt dhe më pas “play-off”-i.

Në këtë fazë nuk do të marrë pjesë një nga yjet e NBA-së, Kevin Durant, që në fakt, në sezonin e parë me Brooklyn Nets nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Ai është dëmtuar një vit më parë dhe kur mendohej se mund të aktivizohej në pjesën e mbetur të sezonit, ka qenë vetë lojtari që ka vendosur të kundërtën.
“Sezoni im ka përfunduar. Nuk kam asnjë dëshirë për të luajtur kështu. Ky vendim është marrë që verën e kaluar me klubin, që këtë vit nuk do të luaja. Zoti e di se me sa dëshirë e pres rikthimin në fushë, por është më mirë të pres edhe pak”, ka thënë Durant.

“Nuk jam ende gati për të luajtur me këtë intensitet që kërkon kjo periudhë, me kaq shumë ndeshje. Në të shkuarën, disa herë kam luajtur para kohe dhe jam dëmtuar sërish. Nuk dua të rrezikoj. Pata një dëmtim të rëndë, që kërkon kohë dhe dua të jem në 100% të formës kur të rikthehem”, ka thënë Durant.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Sot me 8 Qershor 2020 e ka ditëlindjen…