FFK-ja e ka kryetarin

08 qershor 2020 | 21:06

Pavarësisht asaj se emri i tij lidhet me emrinin në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk është i interesuar për faktin se FFK-ja e ka kryetarin.

“Mua kurrë nuk më ka shkuar mendja që të bëhem kryetar i Federatës, aq më pak në këtë situatë dhe periudhë të ndjeshme. Jam i fundit që do ta mendoja këtë punë. Unë jam sekretar i përgjithshëm dhe mundohem ta kryej punën time me nder. Asnjëherë nuk do t’i punoja dikujt prapa shpinës. Derisa të zgjidhet çështja (e presidentit aktual Agim Ademi), nuk do të flas për këtë punë, nuk është etike”, ka thënë Salihu për “Express”.

“Është e vërtetë se unë e kam besimin e plotë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Nëse e kërkon momenti në të ardhmen, të shohim. Por, për momentin Federata e Futbollit e Kosovës e ka kryetarin e saj dhe nuk është korrekte të flitet për pasardhësin e tij kur Agim Ademi është duke i kryer punët e veta që i takojnë”, përfundoi Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2019-2020 i NBA-së do të rinisë më 31 korrik…