Driton Selmanaj: Po të mos i printe Vjosa listës nuk do t’i merrte tërë ato vota

08 qershor 2020 | 22:46

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk beson që kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të dalë nga LDK.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk beson që ajo do i merrte votat që i ka pasur në zgjedhje nëse nuk do të ishte bartëse e listës zgjedhore të LDK-së.

“Po të mos i printe listës Vjosa nuk do të merrte tërë ato vota”, ka thënë ai.

“Mos harroni Vjosa ka pasur edhe zgjedhje kur ka pasur 5 mijë vota. Unë në fillet e karrierës i kam marrë 30 mijë vota”, ka theksuar Selmanaj.

Tutje ai ka pohuar se Vjosa Osmani nuk do ta ketë vlerën e njëjtë nëse del nga LDK-ja.

“Kushdo që del nga LDK-ja nuk do të futet as në Kuvend. Këtë e besoj. Ne jemi këta që jemi pasi jemi në LDK. Po të dilnim nuk do t’i mbronim këto vlera”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka…