Më 12 qershor do ta festojmë ndryshimin

08 qershor 2020 | 22:54

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka kritikuar qeverinë e tanishme dhe presidentin Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova ka LV-në dhe ka popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë nga këta mjeranë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.

“Ne jemi shumë, ne jemi me popullin e populli është me Kosovën, në të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar më 6 tetor, e më 12 qershor do ta festojmë ndryshimin”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë i tij:

Përderisa qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë, këtu hiqet reciprociteti, flasin për ndarjen e marrëveshje, e këtu derdhin vrerë mbi LVV, Kurtin e Osmanin, dhe të gjithë të përzgjedhurit legjitim të 6 tetorit.

Pa historinë nuk e kuptojmë të tanishmën dhe as nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen. Por Kosova ka LVV dhe ka popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë nga këta mjeranë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.

Me urrejtje e propagandë duan të mbulojnë turpin e shëmbjes së rendit demokratik e kushtetues duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjëve.

Në jemi shumë, në jemi me popullin e populli është me Kosovën, në të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar me 6 tetor, e me 12 qershor do të festojmë ndryshimin!

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë sot pas konfirmimit të 15 rasteve të…