Kryetari i Gjilanit jep detaje për gjendjen me Covid-19

08 qershor 2020 | 22:59

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se kanë dalë negativ personat që kishin kontakt me të infektuarin me Covid-19, që u konfirmua ditën e djeshme. Kështu sipas Hazirit, aktualisht në këtë komunë 14 persona janë të vetizoluar pa simptoma.

Ndërkohë ai ka njoftuar se me Ministrin e Shëndetësisë kanë diskutuat për hapjen e kufijve, aeroportit dhe lejimin e dasmave. Haziri edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që tu përmbahen masave të rekomanduara nga IKSHPK.

Shkrimi i plotë i Hazirit në “Facebook”:

#Dita88. Lajmi i mirë për Gjilanin është që e gjithë lista e kontaktit nga personi i mbrëmshëm është negative, ndërsa nga 21 rastet për ritestim tashmë 7 janë negativizuar. Nesër pritet ritestimi për shërimin e tyre të plotë, ndërsa 14 persona vazhdojnë të mbesin në vetizolim pa simptoma.

Po ashtu, sot ministri Zemaj dhe drejtori i IKSHP prof. dr .Naser Ramadani, kishin takim me kryetaret e Komunave për masat e reja për parandalimin e përhapjes se infeksionit me #Covid19.

Koordinimi ndërinstitucional me Komunat dhe roli i tyre u vlerësua shumë. Rritjen e numrit të testiemeve, përforcimin e rolit të inspektorëve shëndetësor, prezenca e rritur e policisë së shtetit dhe roli i emergjencave të Komunave dhe institucioneve shëndetësore është kritike në monitorimin e gjendjes dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.

Në takim, hapja e kufijve, hapja e aeroportit dhe lejimi i mbrëmjeve dhe dasmave ishte ne fokus të debatit. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse, ju lutem. Mos dil dhe mos shko pa arsye të madhe askund e te askush!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka kritikuar qeverinë e tanishme dhe…