LDK-ja në koalicion me AKR-në dhe PD-në

08 qershor 2020 | 23:13

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë do të lidhë koalicion me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë.

Sipas njoftimit për medie, marrëveshjet për koalicion do të bëhen nesër (e martë) nga ora 12:00.

“Të nderuar! Nesër (e martë), më datë 9 qershor 2020, në orën 12:00 në selinë e LDK-së, Dega në Mitrovicë, bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të koalicionit në mes të LDK-AKR dhe LDK-PD. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje!”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të LDK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas testimeve të sotme, 15 raste të reja kanë rezultuar…