![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/kicmari.jpg)
Llapi ‘blindon’ talentin Kiçmari
Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të re me talentin Taulant Kiçmari, i cili në vitin 2019 iu bashkua Llapit nga skuadra e Prishtinës.
Me kontratën e tre Kiçmari do të jetë pjesë e klubit nga Podujeva edhe për pesë vite të tjera.
“Futbollisti llapjan, Taulant Kiçmari është blinduar me kontratë profesionale 5 vjeçare. Kiçmari i vëzhguar tashmë e një kohë të gjatë nga Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina në prani të stafit menaxherial të tij, me plotë krenari ka vendosur që të nënshkruaj kontratë me klubin e vendlindjes, KF Llapin”, thuhet në njoftimin e KF Llapi.
Njoftimi i plotë i KF Llapi:
Taulant Kiçmari, talenti i radhës me kontratë profesionale
Rrugëtimit të shokëve që nga Llapi do të prekin Evropën iu është bashkuar edhe Taulant Kiçmari.
Futbollisti llapjan, Taulant Kiçmari është blinduar me kontratë profesionale 5 vjeçare. Kiçmari i vëzhguar tashmë e një kohë të gjatë nga Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina në prani të stafit menaxherial të tij, me plotë krenari ka vendosur që të nënshkruaj kontratë me klubin e vendlindjes, KF Llapin.
Taulant Kiçmari më 23 shkurt ka mbushur 18 vite, është nga Podujeva, tek ekipi U19 i Llapit luan në pozitën e mesfushorit defanziv, njihet për urtësinë, mençurinë dhe për maksimumin që e jep në çdo pozitë që luan. Kiçmari është transferuar në verën e vitit 2019 nga FC Prishtina dhe kësisoji do vazhdoj të jetë pjesë e KF Llapit deri në vitin 2025.
(V.Z / Epoka e re)