Përkeqësohet gjendja ekonomike në Maqedoninë e Veriut

09 qershor 2020 | 12:49

Ekonomia në tre muajt e parë të këtij viti është në zgripin e negativitetit. Prodhimi bruto vendor nga janari deri në mars është në nivelin 0.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Entit Shtetërore të Statistikave.

Informacionet nga raporti thonë se në tremujorin e parë ka pasur një rritje në sektorë: informacione dhe komunikime edhe atë me mbi 10 për qind. Aktivitetet e lidhura me pasuritë e patundshme janë rritur për 6.5 për qind.

Në tremujorin e parë, është regjistruar rritje e konsumit të brendshëm prej 2.7 për qind, por është regjistruar një rënie në eksportit mbi shtatë për qind. Ulje ka edhe në anën e importit prej gati pesë për qind.

Projeksioni i fundit i pushtetit është se ekonomia në fund të vitit do të ulet për 3.4 për qind. Para krizës, nga Qeveria parashikonin rritje ekonomike këtë vit prej 3.8 për qind. Viti i kaluar përfundoi me një rritje të PBV-së prej 3.6 për qind./Alsat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dyvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri,…