Kryeministri Hoti zotohet për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta

09 qershor 2020 | 14:05

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit të qeverisë, kryeministri Hoti gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka…