Limaj: Nëna Shefkie rriti një nga komandantët më të shquar të UÇK-së

10 qershor 2020 | 10:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Lladrovci pas vdekjes së nënës së heroit Fehmi Lladrovci.

Ai ka thënë se nëna Shefkie ishte një nënë fisnike që rriti dhe edukoi fëmijet e saj nën frymën e atdhedashurisë.

“Ajo lindi e rriti një nga komandantët më të shquar të UÇK-së”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Paska ndërruar jetë nëna Shefkie, nëna e heroit të Kombit Fehmi Lladrovci.

Nëna Shefkie ishte një nënë fisnike që rriti dhe edukoi fëmijët e saj nën frymën e atdhedashurisë.

Ajo lindi e rriti një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Kryetarit të Drenasit, z. Lladrovci dhe familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pusho e qetë nëna Shefkije!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të prezantojë platoformën…